Meta: Ka pasur raste që gjyqet që bërë në kafe

Avokatja Sabina Meta ka folur për fenomenet e korrupsionit të perceptuar në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se në praktikë kanë ekzistuar raste të ndryshme sjelljeje si nga gjyqtarët ashtu edhe nga avokatët.

E ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Meta u shpreh se në vite ka pasur gjyqtarë që, sipas saj, kanë marrë dhe nuk kanë marrë pagesa, duke krijuar perceptimin se “drejtësia është në shitje”.

“Gjithmonë ka ekzistuar dy variante. Ka pasur gjyqtarë që kanë marrë lekë dhe gjyqtarë që nuk kanë marrë lekë. Çfarë do të thotë që drejtësia është në shitje”, tha ajo.

Sipas avokates, fenomeni nuk kufizohet vetëm te gjyqtarët, por përfshin edhe aktorë të tjerë të sistemit, përfshirë avokatë, ku disa prej tyre, sipas saj, kanë vepruar si ndërmjetës në procese korruptive.

“Ka pasur avokatë që kanë qenë sekserë, që e kanë marrë lekun dhe ia kanë dhënë gjyqtarit apo prokurorit dhe gjyqi është bërë në kafe”, u shpreh Meta.

Ajo shtoi se ka pasur edhe raste kur avokatë kanë përfituar financiarisht pa e kaluar shumën te zyrtarët e drejtësisë, duke mashtruar klientët.

Ndiqni intervistën e plotë: