Islami: Akuzat për korrupsion shpesh janë të pabaza, duhet ndarë perceptimi nga realiteti
Avokati Roland Islami ka komentuar perceptimet për korrupsion në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se sipas tij, pjesa më e madhe e gjyqtarëve të sotëm janë profesionistë të ndershëm.
I ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Islami u ndal te pretendimet që qarkullojnë shpesh në publik dhe në ambiente profesionale lidhur me pagesa jozyrtare në procese gjyqësore.
Sipas Islamit, këto janë shpesh pretendime apo perceptime që qarkullojnë në studio avokatie dhe nga klientë, por që nuk pasqyrojnë realitetin e gjithë sistemit.
Ai shtoi se, bazuar në përvojën dhe informacionet që ka, gjyqtarët aktualë të sistemit janë profesionistë të ndershëm dhe nuk mund të përfshihen në praktika korruptive si ato që përmenden në disa raste. “Gjyqtarët që kemi sot janë me të vërtetë njerëz të nderuar të sistemit”, deklaroi Islami.
Ndiqni intervistën e plotë:
