Pl*gosja në kokë e të miturit në Kamëz, ndërron jetë 17-vjeçari

Ka ndërruar jetë pas disa ditësh në gjendje kritike 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë.

I mituri ishte qëlluar aksidentalisht gjatë një feste në banesën e një 19-vjeçari në zonën e Kthesës së Kamzës.

Autori i dyshuar, 19-vjeçari Rigels Sylaj, i cili mësohet se është djali i një ushtaraku vijon të jetë i ndaluar nga policia.

Ai kishte ftuar 3 shokët e tij në shtëpi dhe gjatë festës ku po konsumonin edhe alkool, po u tregonte një pistoletë të cilën e kishte pa leje.

Tre shokët e kanë nxjerrë 17-vjeçarin në oborrin e banesës dhe kanë telefonuar ambulancën. Edhe pse fillimisht rrëfyen një version të ndryshëm të historisë duke thënë se e gjetën të plagosur në oborr, më vonë pranuan çfarë kishte ndodhur.

Të tre janë vënë në pranga nga policia.