Lumçi: Zvarritja e proceseve është po aq problem sa korrupsioni
Avokati Emanuel Lumçi ka ngritur shqetësime për zvarritjen e proceseve gjyqësore në Shqipëri, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe efektet që kjo ka në punën e avokatëve dhe qytetarëve.
I ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Lumçi u shpreh se vonesat në gjykime janë po aq problematike sa edhe perceptimet për korrupsionin.
“Sinqerisht, sa është korrupsioni aq është edhe zvarritja e proceseve gjyqësore”, u shpreh ai.
Sipas avokatit, profesionistët e ligjit paguhen për të ofruar shërbim profesional, por zgjatja e proceseve gjyqësore e bën punën e tyre më të vështirë dhe shpesh të pafrytshme në kohë.
Ai theksoi gjithashtu se parimi “drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar” mbetet një nga problematikat kryesore të sistemit gjyqësor në vend.
Ndiqni intervistën e plotë:
