Meta ngre shqetësimin: Çështje të 2015–2016 ende pa vendime në gjykata
Avokatja Sabina Meta ka ngritur shqetësime të forta lidhur me zvarritjen e proceseve gjyqësore në Shqipëri, duke theksuar se vonesat e gjata po ndikojnë drejtpërdrejt në punën e avokatëve dhe të drejtën e qytetarëve për një proces të rregullt ligjor.
E ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Meta tha se nga momenti i depozitimit të një padie deri në dhënien e vendimit mund të kalojnë tre deri në katër vite, ndërsa në disa raste çështjet shtyhen disa herë, duke shkaktuar zvarritje të vazhdueshme.
Sipas saj, një tjetër problem mbetet edhe mbingarkesa e gjykatave të apelit, të cilat, siç tha ajo, po funksionojnë përtej kapaciteteve të tyre normale, duke krijuar vonesa të mëdha në shqyrtimin e çështjeve.
Meta shtoi se në sistemin aktual ekziston një “super-fluks” çështjesh të mbartura prej vitesh, ku disa prej tyre datojnë edhe nga viti 2015 dhe 2016, duke e bërë edhe më të vështirë funksionimin normal të drejtësisë.
Sipas saj, këto probleme ndikojnë drejtpërdrejt në efektivitetin e punës së avokatëve, pasi rezultati i procesit dhe dhënia në kohë e drejtësisë mbeten thelbësore për profesionin dhe qytetarët.
Ndiqni intervistën e plotë:
