Aksident i rëndë në Fier/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 37-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një i ri rreth 37 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes.