VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (28 - 29 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa do të dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe i nxehtë, KU pjesa më e madhe e kontinentit do të ketë diell dhe temperatura të larta, përfshirë Ballkanin dhe Evropën Qendrore. Ndërsa Evropa Lindore do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi ere.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të lehta pasdite dhe mundësi për reshje të izoluara në lindje. Temperaturat luhaten nga 13°C–34°C, era fryn deri 28 km/h dhe dallgëzim i ulët.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, në Evropë vijon mot i nxehtë dhe i kthjellët në pjesën më të madhe të kontinentit, ku më i paqëndrueshëm mbetet lindja e Evropës dhe Deti i Zi me reshje dhe stuhi ere.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, do të ketë kthjellime me vranësira të lehta dhe pa reshje, ndërsa në zonat malore vranësirat janë më të shpeshta. Temperaturat luhaten nga 11°C–32°C, era fryn deri 35 km/h dhe dallgëzim 2 ballë.