DEBAT PËR MEDIEN NË SHQIPËRI/ Rama fton “Reporterët pa kufij”: Caktoni datën dhe vendin dhe flasim
Kryeministri Edi Rama ftoi organizatën Reporterët pa Kufij në një tryezë dialogu për situatën e mediave në Shqipëri, pas replikave publike mes palëve. Kreu i qeverisë u kërkoi të caktojnë datën edhe vendin, duke theksuar se me shumë rëndësi ka e vërteta sesa kapja pas përfundimeve.
Rama kërkoi rishikim të burimeve dhe vlerësimeve për lirinë e medias, duke theksuar se vendi nuk është një shtet me sistem mediatik të kapur.
Kryeministri Edi Rama shprehu gadishmërinë dhe ftoi Reporterët pa Kufij në një tryze dialogu në vijim të një serie replikash me përfaqësues të organizatës për situatën e medieve në Shqipëri.
Kreu I qeverisë i kërkoi të caktojnë datën e vendit!
Rama: Unë nuk e kam vënë kurrë në dyshim rëndësinë e shqetësimeve të ngritura në planin tuaj udhëzues dhe do ta mirëprisja sinqerisht mundësinë për t’i diskutuar ato më tej me ju dhe partnerët tuaj vendorë në çdo kohë. Thjesht sugjeroni një datë dhe vend, dhe unë do të marr pjesë me kënaqësi, sepse prej vitesh kam shpresuar të angazhohem në atë lloj dialogu domethënës që ju thoni se e prisni me kënaqësi.
Krahas kësaj ftese të hapur publike, kryeministri ka edhe një kërkesë për Reportrët pa Kufi, lidhur me burimet e të dhënave që mbledhin mbi lirinë e medies në Shqipëri.
Rama: Në fund të ditës, afrimi me të vërtetën ka më shumë rëndësi sesa kapja pas përfundimeve që mund të meritojnë rishqyrtim. Pres me kënaqësi të takohemi rreth një tryeze të rrumbullakët dhe, deri atëherë, do të vazhdoj të ndaj çdo gjetje të re që mund të kontribuojë në diskutim.
Duke argumentuar replikat e vijueshme me mes tyre, kryeministri thekson thumbon organizatën.
Rama:Sinqerisht, qëllimi im këtu nuk ishte të provoja se e kishit gabim. Thjesht mendova se ia vlente të ndaja informacion shtesë të bazuar në fakte, duke supozuar se do të ishit të hapur ndaj burimeve objektive dhe të paanshme, edhe kur ato sfidojnë supozimet ekzistuese.
Shefi i qeverisë thekson se vendi ynë është larg të qenit një shtet me sistem mediatik të kapur, pavarësisht sfidave të medieve në Shqipëri.
