"Transformimi jonë do përmbushi misionin historik"/ Berisha: PD në rrafshin organizativ do të jetë partia e seksionit

Në selinë e Partisë Demokratike u mblodh Kryesia për të diskutuar ndryshimet e reja në statut, në kuadër të përgatitjeve për Kuvendin Kombëtar të partisë.

Në mbledhje u trajtuan çështje që lidhen me riorganizimin e strukturave të brendshme, përzgjedhjen e kandidaturave dhe mënyrën e funksionimit të organeve drejtuese.

Po ashtu u fol edhe për procesin që pritet të finalizohet në Kuvend, ku do të miratohen vendime të rëndësishme për drejtimin e partisë në vijim.

Kryetademokrati, Sali Berisha, u ndal te nevoja për ndryshime organizative dhe forcim të strukturës së partisë në terren.

Ai u shpreh se procesi synon ripërtëritjen e PD-së, modernizimin e saj dhe rritjen e përfshirjes së bazës në vendimmarrje.

Sipas tij, fokusi kryesor mbetet organizimi në çdo nivel dhe përgatitja për të ardhmen politike të partisë, me synimin për të rritur efikasitetin dhe praninë në terren.

Mbledhja e Kryesisë pritet të pasohet nga hapat përfundimtarë drejt Kuvendit Kombëtar, ku do të formalizohen ndryshimet statutore dhe drejtimet e reja të partisë.

FJALA E PLOTË E SALI BERISHËS:

Ndryshimet statutore të cilat do miratojë, listat, propozimet për Këshillin Kombëtar, do miratojë grupin që do drejtojë Kuvendin.

Pra, është një mbledhje me vendime shumë të rëndësishme.

Ne finalizojmë me Kuvendin tonë Kombëtar procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike dhe sanksionojmë bazat për një transformim të vërtetë të Partisë Demokratike.

Transformim i cili pak a kupton apo nënkupton ripërtëritjen e forcës tonë politike, nënkupton organizim, organizim, organizim për këtë forcë, nënkupton modernizimin e saj, dhe e fundit dhe më e rëndësishmja nënkupton përpunimin e vizionit të kësaj partie.

Në këto shtylla, Partia Demokratike do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj.

Dhe misioni historik i Partisë Demokratike është rikthimi i votës së lirë qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i Partisë Demokratike në pushtet.

Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë.

Në këtë udhëtim, ne mbështetjen më kryesore kemi lirinë, demokracinë e kësaj partie, konsultën me anëtarësinë, ripërtëritjen e saj të fuqishme me anëtarësime të reja, ripërtëritjen e saj në të gjitha nivelet. Partia Demokratike në rrafshin organizativ do të jetë partia e seksionit.