MBLIDHET KRYESIA E PD/ Diskutime për ndryshimet statuore, ja çfarë risish janë propozuar brenda selisë blu
Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur në selinë blu ku është diskutuar për një paketë ndryshimesh në statut, që synojnë riorganizimin e brendshëm të partisë dhe forcimin e përfaqësimit në disa nivele.
Një nga propozimet kryesore lidhet me diasporën shqiptare, ku parashikohet që 15% e listave dhe organeve drejtuese të përbëhet nga përfaqësues të saj, duke synuar një përfaqësim më real politik.
Një tjetër ndryshim ka të bëjë me rritjen e rolit të grave dhe vajzave në parti, duke e çuar përfaqësimin e tyre nga 30% në 40%.
Në paketën e propozuar përfshihet edhe krijimi i një Komisioni të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, i cili do të funksionojë si strukturë e pavarur nga organet drejtuese dhe do të veprojë përpara procesit të primareve.
Po ashtu, parashikohet përmirësimi i organizimit bazë të partisë, përfshirë grupseksionet dhe nëndegët, si dhe forcimi i rolit të kryetarëve të grupseksioneve.
Ndryshime prekin edhe marrëdhëniet mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë, me synimin për bashkërendim më të mirë në nivel lokal.
Në propozime përfshihet edhe njohja e statusit të barabartë për organizatat partnere të partisë, si dhe mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve.
Gjithashtu, është propozuar edhe saktësimi i rregullave për shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke parashikuar më shumë garanci për qëndrimin e tyre në detyrë.
RISITË DHE NDRYSHIMET KRYESORE të propozuara për ndryshimet në Statut:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

