"Procesi i integrimit nuk ka formulë magjike"/ Zotaj: BE kërkon jo vetëm përafrim ligjor, por besueshmëri

Në studion e Ora News për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, eksperte për çështjet e integrimit, Elda Zotaj, solli një analizë mbi arsyet pse ky proces nuk po ecën me ritmin e pritur.

Ajo u ndal te perceptimi se BE-ja është “e lodhur” nga zgjerimi, duke e cilësuar këtë si një keqkuptim. Sipas saj, problemi kryesor lidhet me mungesën e rezultateve konkrete nga vendet aspirante, jo me mungesë vullneti nga Brukseli.

“Rregullat janë të qarta dhe të njëjta për të gjithë. Procesi i integrimit nuk ka rrugë të shkurtër dhe nuk ka formula magjike,” u shpreh ajo.

Zotaj shpjegoi se Bashkimi Europian funksionon mbi bazën e përmbushjes së grup-kapitujve dhe standardeve ligjore, të cilat nuk lidhen vetëm me miratimin e ligjeve, por me zbatimin e tyre në praktikë.

BE kërkon jo vetëm përafrim ligjor, por besueshmëri. Pra që standardet të ruhen me vite, jo vetëm në letër,” u shpreh ajo.

Sipas saj, hezitimi i BE-së nuk duhet parë si bllokadë politike, por si një proces kujdesi për të shmangur pranimin e vendeve që nuk janë të përgatitura mjaftueshëm për detyrimet e unionit.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: