FOTO-LAJMI/ Socialistja korçare vulos në trup emrin e Edi Ramës dhe të Romina Kukos! Xhelozon Peleshi
Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Korçë, një simpatizante e kësaj force politike ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të treguar mbështetjen e saj. E reja ka realizuar në krah tatuazhe me emrat e kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së juglindjes Romina Kuko.
Burime lokale bëjnë me dije se vajza është aktive në strukturat e PS-së në Korçë dhe njihet për angazhimin e saj në aktivitetet e partisë. Kjo nuk është hera e parë që ajo zgjedh tatuazhet si formë simbolike mbështetjeje politike, pasi më herët kishte bërë tatuazh edhe emrin e ish-deputetes Eni Zake.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje dhe reagime në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar as komentet me humor. Mes batutave, shumë kanë pyetur nëse simpatizantja ka menduar të bëjë tatuazh edhe emrin e Niko Peleshit./JOQ

