“Gold Award” për vajin e ullirit “Musai”, Rama: Vlerësim për cilësinë e jashtëzakonshme të prodhimit shqiptar
Produktet shqiptare vazhdojnë të kërkohen gjithnjë e më shumë në tregjet botërore, ku vlerësohen për cilësinë dhe vlerat organike.
Një tjetër vlerësim ka ardhur së fundi për vajin shqiptar të ullirit, “Musai” në Vlorë, i cili është vlerësuar nga revista “Olive Oil Times” në SHBA.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale këtë vlerësim prestigjioz, që nxjerr në pah potencialin e varieteteve tona autoktone.
Po ashtu, Rama theksoi se ky vlerësim dëshmon cilësinë e jashtëzakonshme të prodhimit shqiptar.
“Një tjetër Gold Award për vajin shqiptar të ullirit, “Musai” në Vlorë. Vlerësim prestigjioz nga ‘Olive Oil Times’ në SHBA, për një nga konkurset më të rëndësishme në botë për cilësinë e vajit të ullirit, që nxjerr në pah cilësinë e jashtëzakonshme të prodhimit shqiptar dhe potencialin e varieteteve tona autoktone”, u shpreh Rama.

