“Territorialja”, Memaj: Bashkia e Dimalit prodhon 25% të eksporteve bujqësore në vend

Reforma territoriale dhe sfidat e administrimit lokal duket se kanë gjetur një formulë suksesi në Bashkinë Dimal, e cila ka arritur të kthehet në një motor të rëndësishëm ekonomik.

Kryetarja e Bashkisë Juliana Memaj e pranishme në dëgjesën e sotme në Komisionin e Reformës Territoriale u shpreh se përmes investimeve strategjike në mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe kanaleve kulluese, kjo bashki ka krijuar kushtet ideale për shtimin e sipërfaqeve të serave, duke arritur të mbulojë afro 25% të totalit të eksporteve bujqësore në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Memaj, parimi bazë i këtij suksesi është rikthimi i taksave në investime. Çdo e ardhur e mbledhur nga kjo zonë bujqësore synohet të rikthehet e dyfishuar përmes projekteve infrastrukturore, duke e afruar kështu pushtetin vendor gjithnjë e më shumë me nevojat e qytetarëve.

NDIQNI PUNIMET E SOTME TË KOMISIONIT PËR REFORMËN TERRITORIALE