VENDIMI/ Erion Veliaj nuk bind as Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliajn me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg dhe ka lënë në fuqi vendimin nr. 53 (87_2026_68) datë 24.02.2026 të Apelit të GJKKO-së.
Gjykata e Lartë vendosi ta lërë në burg Veliajn edhe pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku ia pasoi topin Gjykatës së Lartë për kërkesën e kryebashkiakut.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj është nën akuzë për 5 vepra të rënda penale si korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të rënda penale, fshehje të pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli.
SPAK ka kopsitur dosjen me 13 akuza për Veliajn dhe e ka dërguar në gjykatë ku kryebashkiaku si një frikacak nuk shkon të përballet me faktet dhe provat por i zvarrit proceset gjyqësore duke përdorur taktika të ndryshme.
Tashmë Gjykata e Lartë e tha fjalën e saj në lidhje me Erion Veliajn duke e lënë sërish në burg. Kujtojmë se, Gjykata e Lartë e ka lënë në burg në seancën e 8 korrikut, duke lënë në fuqi masën e vendosur nga gjykata atë të arrestit me burg

