Reforma, Ambasadori gjerman: Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar! Integrimi është vetëm qershia mbi tortë, realizoni pritshmëritë e qytetarëve
Një studim i ri dhe i thelluar mbi perceptimin e qytetarëve për reformën në drejtësi u prezantua ditën e sotme, duke zbuluar të vërtetat e fshehura se çfarë mendojnë realisht shqiptarët për sistemin e ri.
Gjatë këtij aktiviteti, i cili bëri bashkë figura të larta drejtuese, ekspertë të njohur si Eduard Zalošnja dhe Arian Dyrmishi, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë, një mesazh i fortë u përcoll nga trupi diplomatik.
Gjatë fjalës mbajtëse, Ambasadori i Gjermanisë theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian dhe miratimi i programeve të rëndësishme si IPARD janë padyshim arritje të mëdha për qeverinë shqiptare, por nuk janë qëllimi i vetëm.
Duke e cilësuar anëtarësimin në BE thjesht si "qershinë mbi tortë", u bë e qartë se pritshmëritë parësore qëndrojnë te vetë qytetarët. Këta të fundit u përkufizuan si klientët e vërtetë të një shteti modern demokratik, të cilët presin shërbime cilësore jo vetëm në drejtësi, por edhe në arsim e infrastrukturë.
Studimi shkencor, i cili mund të aksesohet i plotë nga publiku nëpërmjet një kodi QR të prezantuar gjatë eventit, shmang qëllimisht gjuetinë e shtrigave politike dhe fokusohet ekskluzivisht te eksperienca dhe pritshmëritë e popullit.
Për të përforcuar mesazhin e emergjencës për një sistem drejtësie funksional dhe të shpejtë, u citua edhe një shprehje e famshme gjermane: "Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar".
Ky takim shërbeu si një kambanë alarmi për institucionet e reja, duke theksuar se progresi i Shqipërisë në kapitullin numër një të Brukselit – që përfshin qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit – matet në radhë të parë nga besimi dhe cilësia e drejtësisë që u ofrohet qytetarëve të thjeshtë.
FJALA E AMBASADORIT GJERMAN
Zonja dhe zotërinj, të nderuar kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, miq, të ftuar, zoti Zaloshnja, zoti Arian Dyrmishi si autor i këtij studimi, është një kënaqësi e madhe t'ju uroj mirëseardhjen sot.
Kur filluam të mendonim për këtë studim, ta studionim, ka qenë, duhet të ketë qenë ndoshta tetor, nëntor vitin që shkoi.
Neve nuk kishim planifikuar publikimin që do të qëllonte në javën e miratimit të IPARD-it dhe ndaj doja të përgëzoja qeverinë shqiptare dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në kapitullin 23 dhe 24, sepse miratimi i IPARD-it është një njohje e të gjithë punës suaj gjatë viteve të fundit.
Në të njëjtën kohë, neve e kemi deklaruar edhe në situata të ndryshme, nëpër evente të ndryshme, inkurajimin për punën e të ardhmes dhe mendoj që diskutimet në Bruksel kanë treguar edhe rëndësinë e asaj që quhet grup-kapitulli numër një, qeverisja e mirë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe ligji i së drejtës dhe të gjitha këto janë disa nga kushtet paraprake për një progres të mëtejshëm në progresin e këtyre kapitujve.
Nuk mund ta kishim planifikuar dot më mirë dhe kjo është një moment shumë i mirë për të ndalur pak dhe për të përfshirë edhe disa perspektiva shumë të rëndësishme që janë qytetarët.
Studimi që neve do të prezantojmë sot është një studim shkencor dhe shton perspektivën e asaj që unë e quaj klientët.
Sepse në një shtet demokratik modern ashtu si Shqipëria aspiron të bëhet në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian ka të bëjë edhe me faktin që i gjithë ky rrugëtim lidhet ngushtë edhe me cilësinë e shërbimeve që jepen, shërbimet në arsim, në drejtësi, në infrastrukturë dhe është shumë e rëndësishme që ta dinim, ta dini se çfarë dëshirojnë klientët tuaj.
Nuk është kjo, është një nga gjërat më të rëndësishme. Dhe klientët tuaj janë qytetarët tuaj. Dhe nuk kemi përfshirë pyetje që lidhen me politikanët apo nëse një politikan ka faj ose jo, sepse kjo nuk është një gjueti popullore.
Por studimi ka për synim që të kuptojë se cila është tendenca e perceptimit të qytetarëve për reformën në drejtësi dhe është një kontribut tejet i rëndësishëm për punën e mëtejshme, për progresin e mëtejshëm në këtë fushë.
Pra, i jemi shumë mirënjohës zotit Zaloshnja dhe ekipit të tij për përgatitjen dhe prezantimin e këtij studimi. Ai nuk ka nevojë për prezantim, sepse është në fushën e shërbimeve publike prej më shumë se 40 vitesh tashmë këtu në Shqipëri, por edhe me një përvojë të mëparshme në Shtetet e Bashkuara dhe është edhe një personalitet i televizioneve, i cili njihet për cilësinë e shërbimeve të tij.
Dhe ai do të prezantojë zhvillimet në institucionet e reformës së drejtësisë, prioritetet, nëse qytetarët... përvojat e qytetarëve me sistemin e drejtësisë që është po aq e rëndësishme, sepse siç thonë gjermanët: “një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar”.
Dhe ashtu siç e thashë nuk dua që të them diçka përpara se të fillojë prezantimi, por dua të them vetëm kaq që qytetarët presin shumë më shumë se sa thjesht të njohin këtë gjë.
Ndaj dhe Ministria e Drejtësisë ka për synim që të zbatojë reformën në drejtësi dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për hyrjen në Bashkimin Evropian, sepse hyrja në Bashkimin Evropian është thjesht qershia mbi tortë, por kjo ka të bëjë kryesisht me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.
Faleminderit zoti Zaloshnja për përgatitjen e këtij studimi, faleminderit zoti Dyrmishi dhe SCDG-së për përgatitjen dhe për bashkëpunimin në këtë studim dhe publikimi do të gjeni një kod QR për publikimin e plotë të këtij studimi dhe mezi po pres që të dëgjoj diskutimet që do të kemi gjatë këtij takimi, zotit Neritan faleminderit shumë sepse ai është një moderator shumë i njohur tashmë për moderimin e kësaj seance sot.
Faleminderit shumë dhe unë ju uroj një diskutim sa më të frytshëm.

