TALENTE NGA “FAIK KONICA”/ Shkolla jo publike organizon konkursin e kërcimit për nxënësit
Shkolla jo publike “Faik Konica” organizoi një konkurs kërcimi në prag të përfundimit të vitit shkollor, ku nxënësit e ciklit 9-vjecar performancat e tyre dhuruan spektakël dhe emocione.
Performuan në zhanre dhe stile të ndryshme, nga kërcimet klasike deri tek ato moderne, përballë mësuesve, prindërve e familjarëve të tjerë që u përfshinë nga entuziazmi I garës
Më të mirët u vlerësuan me çmime, medalje, certifikata dhe kupa për grupet, por edhe për performancat individuale, ndërsa disa prej fituesve ndanë emocionet e tyre.
Drejtoresha e ciklit 9-vjeçar “Faik Konica”, Aurela Canaj, ndau disa detaje nga puna disa mujore për përgatitjen e fëmijëve për këtë konkurs.
Elvira Harizaj, mësuesja e baletit, u shpreh e lumtur për realizimin e këtij konkursi dhe për rezultatin që puna e saj e palodhur solli në skenë.
Shkolla jo publike “Faik Konica” organizon një seri aktivitetesh kulturore e tematike gjatë vitit shkollor.
