Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një këmbësor, i plagosuri dërgohet për ndihmë mjekësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2026, 21:51
Një aksident është regjistruar në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve personi i aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
