EMRI/ Ndodh në Tiranë, gardisti i jep f*nd me a*mën e tij të shërbimit brenda në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2026, 10:12
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën e Dibrës në Tiranë.
Një gardist, Albert Gadica, 42 vjeç ka qëlluar veten me armë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Sipas policisë, gardisti ka qëlluar veten me armën e tij të shërbimit.
-Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.