AKSIDENT NË BYPASS-IN E FIERIT/ Përplasen dy mjete "kokë më kokë", mbeten 4 të lënduar mes tyre dy të huaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2026, 15:50
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e së mërkurës në bypass-in e Fierit, pranë fshatit Mbrostar.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete që po udhëtonin në të njëjtin drejtim janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy turistë të huaj.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në zonë është rikthyer gradualisht në normalitet pas ndërhyrjes së autoriteteve.

