AKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT/ Automjeti përplaset me një kamionçinë, dyshohet për të pl*gosur

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit, ku një automjet është përplasur me një kamionçinë.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka persona të plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.