VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (27 - 28 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa do të vijojë nën ndikimin e valës së nxehtë Afrikane, KU në Portugali dhe Spanjë termometri do të ngjitet deri në 38°C.

Po ashtu, mot i nxehtë do të dominojë në Ballkan, Evropën Qendrore dhe Britaninë e Madhe, ndërsa Evropa Lindore dhe Baltiku do të përfshihen nga reshje shiu dhe stuhi ere.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat do të luhaten nga 12°C deri në 36°C dhe era do të fryjë deri në 25 km/h.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Kontinenti Evropian do të mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm dhe temperaturave të larta, KU mot i kthjellët do të dominojë në Evropën Veriore, Britani, gadishullin Iberik dhe rajonin e Ballkanit.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, ndërsa pasditja sjell kalime vranësirash kryesisht në zonat Lindore. Temperaturat do të variojnë nga 13°C deri në 34°C dhe era do të fryjë deri në 28 km/h.