Ademi: Festa e Kurban Bajramit kujton vlerat e unitetit dhe reflektimit

Kurban Bajrami nuk është thjesht një ritual i përvitshëm apo një ditë që lidhet ekskluzivisht me prerjen e një kurbani, por një thirrje e fuqishme për zgjimin e vetëdijes njerëzore.

Përtej interesave dhe egove që shpesh përçajnë shoqërinë, kjo festë vjen si një nxitje për t'u bashkuar rreth aspiratave të përbashkëta për të qenë pranë të vërtetës dhe pranë njëri-tjetrit.

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora news", ishte Ilir Ademi, i cili u shpreh se thelbi frymëzues i kësaj dite buron nga historia e profetit Ibrahim, i cili njihet si babai i të gjithë profetëve. Ai u përball me sakrificën më të madhe të jetës: gatishmërinë për të bërë kurban atë që i kishte pushtuar zemrën. Megjithatë, kjo provë supreme tregoi se kur sakrifica arrihet me sinqeritet, ajo kthehet në vlerë. Zoti nuk lejoi një dhimbje të tillë, por e ktheu këtë akt në një bekim, duke e bërë birin e tij profet.

" Në fakt, bërja e kurbanit është edhe thelbi frymëzues i kësaj feste dhe kësaj dite, pasi në një farë mënyre kjo festë nuk vjen si një ritual i përvitshëm, por vjen si një, po themi, nxitje e një vetëdije për çdo individ, po edhe për çdo shoqëri, që përtej atyre interesave dhe egove që shpesh na ndajnë, për të zgjuar vetëdijen, për t'u bashkuar tek këto histori, po themi, mesazhere të Zotit, ku na bëjnë bashkë me aspiratat për të qenë edhe pranë njëri-tjetrit, por dhe pranë të vërtetës.

Pra, besimtarët myslimanë kujtojnë historinë e profetit Ibrahim, babai i gjithë profetëve konsiderohet, i cili bëri sakrificën më të madhe.

Duhet të bënte kurban atë që i kishte pushtuar zemrën në një farë mënyre. Dhe këtu është sakrifica e cila nëse arrihet kthehet pastaj në vlerë. Pra, Zoti jo vetëm që nuk lejoi që të ndodhte një dhimbje e tillë, porse nga kurban ia bëri birin e tij profet. Dhe këtu është dhe thelbi, po themi, dhe ftesa e çdo Kurban Bajrami.

Për të ditur të ndërtojmë balancat e duhura me ato që i duam, me ato që shpesh, po themi, janë vlerë për ne, por duke ditur që t'i balancojmë ato. Kjo ishte pak a shumë edhe, po themi, mesazhi i cili është universal në çdo kohë, por ndërkohë rifreskon, siç thashë, vetëdijen tek çdo shoqëri dhe tek çdo besimtar mysliman", u shpreh Ademi.

Ndiqni intervistën e plotë: