Çfarë po ndodh në Drejtorinë e Policisë Tiranë? Raportohet për zjarr brenda godinës, ja shkaku..

Një kabull elektrik ka marrë flakë brenda Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja është vënë re brenda ambienteve të godinës, ku menjëherë është ndërhyrë për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Flakët janë neutralizuar në kohë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet materiale janë ende të paqarta.