Pl*gosje me a*më në Tiranë/ 34-vjeçari përfundon në spital me pl*gë në këmbë (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak para mesnatës në kryeqytet, në rrugën “Aleksandër Moisiu” .Blutë bëjnë me dije, se 34-vjeçari Juxhin Hamajezi është paraqitur në spital rreth orës 23:55 për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ne vitin 2018 i ka shpëtuar një atentati po në zonen e kinostudios, e ndërsa rezulton se 2021 është arrestuar nga komisariati 4 pasi ishte shpall në kërkim nga policia e Pogradecit për trafikim klandestinësh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

-Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Juxhin Hamajesi, rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.