Eskortat që shoqërojnë Petrit Bahtijarin në hotele dhe kazino nga Tirana në Vlorë, lidhje me mafiozin turk Veysel Sahin
Dy figura të krimit të organizuar, Petrit Bahtijari dhe Vullnet Ademi kanë shtrirë aktivitetin e pastrimit të parave dhe skemave mashtruese edhe në Tiranë. Dyshja qëndron në shoqërinë e një personi me inicialet E.V nga Fushë Kruja, trafikant droge në Turqi. Të tre janë parë rregullisht në kafenetë dhe kazinotë e kryeqytetit, ku lënë qindra mijëra euro në muaj. Sipas informacioneve të shërbimeve sekrete, paratë që shpërlahen vijnë nga trafiku i drogës dhe aktivitete të tjera kriminale të organizatës, kryesisht skemat e pastrimit të parave.
Sipas një informacioni policor, Petrit Bahtijari ka lidhje edhe me mafiozin turk që operon në Tiranë, Veysel Sahin, të cilit autoritetet turke i sekustruan disa ditë më parë 500 milionë USD. Dyshimet janë se Bahtjari dhe Veysel Sahin kanë krijuar në disa vende një rrjet kompanish që merren me Call Centera, ndër to edhe Shqipëria, duke i futur këto para në kriptovaluta.
Vullnet Ademi, Petrit Bahtijari dhe Veysel Sahin kanë rekrutuar një rreth vajzash eskorta nga Tirana në Vlorë, të cilat i paguajnë cash me para të pista, për t'i shoqëruar nëpër hotele nga Tirana deri në Vlorë. Disa nga eskortat e rekrutuara nga treshja janë; N. S., D. L., Xh. B., Xh. D., E. Dh., R. R., E. D., etj. Shërbimet kanë emrat dhe fotot e vajzave të cilat janë rekrutuar nga tre figurat e krimit të organizuar.

Treshja ka shtrirë rrjetin e rekrutimit në disa qytete shqiptare dhe përdor Shqipërinë si qendër për industrinë e seksit që ushqen kazinotë dhe hotelet e organizatës në Europë. Veysel Sahin shoqërohet deri në 10 eskorta në të njëjtën kohë kur luan kumar në kazino.
Petrit Bahtijari dhe Vullnet Ademi shoqërohen me nga tre-katër eskorta në të njëjtën kohë. Disa ditë më parë, shërbimet kanë monitoruar Petrit Bahtijarin, i cili shoqërohej nga dy vajza nga Tirana në Vlorë. Bahtijari është akomoduar me të dyja vajzat në një resort në Vlorë, ku treshja ka frekuentuar edhe kazinonë, ndërsa konsumonin edhe lëndë narkotike. Për këtë udhëtim erotik do të jepim detaje në vijim.
Aktiviteti kriminal i Vullnet Ademit
Shërbimet sekrete kanë konfirmuar se Vullnet Ademi, biznesmeni mafioz i Shkupit të mbijetuar nga atentati i vitit 2023, ka punuar drejtpërdrejt me trafikantin turk Sedat Peker, lider i një organizate kriminale të shpallur në kërkim ndërkombëtar me njoftim të kuq nga Interpol.
Sipas informacioneve të grumbulluara, Ademi e ka strehuar mafiozin turk në Maqedoninë e Veriut dhe i ka ofruar identitet fals përmes njohjeve të tij politike.
Europol dhe Eurojust kanë ngritur alarmin për këtë grup që vepron si organizatë mafioze në disa shtete.
Lidhja e Ademit me mafiozin turk Sedat Peker nuk është indicie. Më 23 shtator 2020, vetë Peker publikoi një postim me video nga Shkupi, ku falënderon publikisht një rreth nikoqirësh dhe e identifikon me emër "Z. Vullnet Ademi, pronar i shumë kanaleve televizive në gjeografinë e Ballkanit". Në të njëjtin takim, sic shihet edhe në videon e mëposhtme, morën pjesë kreu i Partisë së Lëvizjes Turke Enes Ibrahim, kreu i Partisë Boshnjake Munir Kolasinac, ministri Ilhan Rahman, anëtari i Kuvendit Erkan Shaban dhe biznesmeni Boban Tomovski. Një tryezë me përbërje politike-mediatike-biznesi, në krye të së cilës rrinte mafiozi turk.
Peker u largua nga Turqia në tetor 2019 dhe u vendos fillimisht në Mal të Zi, pastaj në Shkup. Në Shkup u arrestua më 18 janar 2021 për shkelje të kushteve të qëndrimit dhe u dëbua përmes Kosovës. Sipas akuzave të opozitës maqedonase, Peker kishte marrë pasaportë maqedonase dhe kartë identiteti të rreme me emrin "Xhadin Ademovski". Opozita pretendoi se qeveria kishte strehuar dhe mbrojtur baronë droge në Ballkan dhe e cilësoi Maqedoninë "qendër logjistike të organizatave të krimit të organizuar". Skandali i pasaportave të rreme përfshiu edhe arrestime policësh maqedonas që kishin lëshuar dokumentet. Peker përfundoi në Dubai, ku jeton i lirë.
Pikërisht në Dubai mban prona dhe kompani edhe Petrit Bahtijari, protagonisti kryesor në operacionin "Switch Off" të EUROPOL-it për pirateri televizive dhe pastrim parash me mbi 22 milionë përdorues në mbarë botën.
Në janar të këtij vitit, Petrit Bahtijari ishte obejkt i një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës, në kuadër të një hetimi të përbashkët dhe të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikës së Katanias. Aksioni, i zhvilluar nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka të bëjë pikërisht me piratërinë televizive.
"Urdhër kontrolli në Kosovë është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që ka çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë. Operacioni, i zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, dhe Rumani, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik - IPTV. Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kanadaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe”, thuhej në një njoftim zyrtar të policisë.
/ Marrë me të njëjtin titull nga "Pamfleti"

