Pl*gosja në Tiranë/ 34-vjeçari emër i njohur për policinë: Në 2018-n i shpëtoi atentatit nga Santiago Malko!

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 34-vjeçarit në Tiranë, i cili u paraqit rreth orës 23:55 në spital me plagë plumbi në këmbë.

Për autoritetet, Juxhin Hamajesi tha se ishte një konflikt çasti për motive të dobëta, por emri i tij ka qarkulluar në media edhe më parë.

Hamajesi nuk i panjohur për policinë. Ai ka mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi Santiago Malko në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios.

34-vjeçari rezulton të jetë arrestuar edhe në qershor 2021 i dyshuar për trafik klandestinësh sirinaë.

“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia për ngjarjen e fundit.