Dendias pas takimit me ministrin Nufi: Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje brenda NATO-s dhe në rajon
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka bërë një postim në rrjetin social "X" pas takimit me homologun shqiptar, Ermal Nufi, në Tiranë.
Ai ka bërë të ditur se në qendër të diskutimeve ka qenë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi brenda NATO-s, si dhe zhvillimet në rajon dhe në nivel ndërkombëtar.
Sipas tij, bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, i mbështetur në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të minoritetit grek, shihet si një element që kontribuon në paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.
Επίσημη υποδοχή και συνάντηση με τον ομόλογό μου της #Αλβανίας Ermal Nufi, στο αλβανικό Υπουργείο Άμυνας, στα Τίρανα.
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 25, 2026
Στο επίκεντρο η ενίσχυση των διμερών αμυντικών σχέσεων, η συνεργασία εντός του #ΝΑΤΟ, καθώς και οι περιφερειακές και διεθνείς εξελίξεις.
Η αμυντική συνεργασία… pic.twitter.com/1AQyv7h1aS
