Takimi me Ramën/ Dendias mbërrin në Kryeministri (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka mbërritur në Kryeministri për takimin me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë ditës, Dendias ka zhvilluar takime të rëndësishme, duke filluar nga Ministria e Mbrojtjes ku ai takohet me homologun e tij, Ermal Nufi.

Agjenda vijon me takimin zyrtar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa pasdite ministri grek pritet nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani.