KUSHTETUESJA VENDOS SOT/ Ja kur do jepet vendimi për lirimin nga qelia për Veliajn

Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë sot në orën 16:45 vendimin për kërkesën e Erion Veliajt lidhur me masën e sigurisë.

Çështja lidhet me kërkesën e tij për lirimin dhe shfuqizimin e disa vendimeve gjyqësore të mëparshme, të dhëna nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Gjykata e Apelit dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Erion Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë nëse masa e sigurisë ndaj tij do të ndryshojë apo do të mbetet në fuqi.