Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyraj

Gjykata e Posaçme kthen pas për plotësim hetimesh dosjen e Jonaid Myzyrit, ish-kreut të Prokurimeve Publike për të cilin SPAK kërkoi pushimin e çështjes. Togat e zeza i lanë 45 e ditë kohë Prokurorisë të kryejë veprime shtesë hetimore, pëfrshirë një akt-ekspertim.

Jonaid Myzyri u mor i pandehur për shkelje barazie në tendera, dhe pas rreth një viti, prokurori tha se gjatë hetimeve dhe disa verifikimeve nuk rezulton të ketë kryer veprën penale.

Përveç tij edhe anëtarët e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega ishin marrë të pandehur.

SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025, në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerënrreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatëse totale 59 kilometra