Hapen aplikimet për skemën Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, Rama: Përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e aplikimeve Skemën Kombëtare 2026. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se skema përfshin 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi.
Postimi i Plotë:
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026
Skema Kombëtare e Mbështetjes përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi
Masat direkte të mbështetjes:
• Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit
• Tufa bazë e matrikulluar e imtave
• Mbarështimi i bletarisë
• Tufa bazë e matrikulluar e dosave dhe/ose paradosave
• Kontrolli biologjik i dëmtuesve në sera dhe tunele plastike
• Fermat organike
• Implementimi dhe certifikimi Global GAP
• Mbështetja për sipërfaqet e mbjella
• Ripopullimi i peshkimit në ujërat e brendshme
Masat e investimit:
• Mbështetje për fermerët e rinj
• Ndërtim dhe rikonstruksion stanesh
• Pajisje, makineri dhe mjete për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës
Një tjetër hap konkret për të mbështetur prodhimin vendas, formalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare
Aplikimi kryhet online përmes platformës e-Albania
