Lefter Maliqi: “Ora News” dritare e medias së lirë dhe në mbrojtje të interesit qytetar
Lefter Maliqi vlerësoi televizionin “Ora News” si një platformë të rëndësishme për median e lirë dhe gazetarët profesionistë, duke theksuar rolin e tij në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe kontributin e presidentit të medias në zhvillimin e saj.
Postimi i Lefter Maliqit:
"TV “ORA NEWS”, Media që e kam frekuentuar më shpesh në intervista e debate, nje dritare e hapur për të gjithë, për median e lire dhe gazetarët profesionistë. Një televizion që ka qënë gjithmonë në krahë të qytetarëve dhe të së vertetës.
Meritë e madhe eshtë e Presidentit Ylli Ndroqi, njeri me zemër të madhe, i palodhur dhe vizionar në çdo drejtim ku ka kontribuar, në sport, media e kudo.
Pavasisht sfidave dhe vështirësive, “ORA NEWS” ka ditur t” triumfoje dhe të mbetet një zë i fortë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
Respekt dhe mirënjohje për gazetarët, stafin e mrekullueshëm dhe Presidentin Ylli Ndroqi! Ju uroj suksese të mëtejshme!
