Lita: PD është kthyer në një parti fishekzjarresh, demokratët duken të bindur për fitoret e ardhshme

Partia Demokratike ka rikonfirmuar sërish liderin e saj në krye të forcës politike, në një proces që është shoqëruar me festime të bujshme. Atmosfera në selinë blu dhe në bulevard është mbushur me fishekzjarre, ndërsa anëtarësia ka votuar në masën 96% për t'i besuar sërish drejtimin e partisë së tyre.

I ftuar në studion e lajmeve të "Ora News", ishte analisti Lavdrim Lita i cili tha se vihet re se kjo forcë politike po kthehet në një grupim ku entuziazmi dhe spektakli nuk mungojnë.

Deputetët dhe mbështetësit demokratë kanë shfaqur një bindje të thellë për këtë zgjedhje, duke e pritur rikonfirmimin me duartrokitje, përqafime, puthje në faqe, si dhe duke hapur shampanjë dhe birra në ambientet e selisë. Sipas vëzhgimeve, ata duken thellësisht të bindur se kjo udhëheqje do t'i çojë drejt fitoreve të sigurta në zgjedhjet e ardhshme të viteve 2027 dhe 2029, duke e krahasuar me rezultatet e viteve të kaluara.

"Kshte shumë fishekzjarre. Partia Demokratike është kthyer në një parti fishekzjarresh, në bulevard dhe kundër Kryeministrisë. Edhe ditën e dielë u festua me njëri-tjetrin, me fishekzjarre.

Janë shumë të lumtur me zotin Berisha kryetar. Anëtarësia e Partisë Demokratike në 96% e votoi zotin Berisha, e duan dhe mendoj që do ecin përpara në fitore të ardhshme në 2027-ën, në 2029-ën, siç kanë pasur fitore në vitet e kaluara.

Dhe mendoj që janë shumë të lumtur. E shikoj që janë të bindur dhe deputetët e Partisë Demokratike, të gjithë e duartrokitën, e përqafuan, e puthën në faqe, hapën dhe një gotë birrë, shampanjë në seli dhe të gjithë janë të kënaqur dhe të lumtur. Qytetarët sigurisht e shikojnë nga larg këtë festë", u shpreh Lita.

Ndiqni intervistën e plotë: