Ish-Presidenti i Kroacisë letër Tedi Blushit: Institucionet shtetërore të mbrojnë të drejtat themelore të Metës
Ish-Presidenti i Kroaci, Stipe Mesić, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ku shpreh solidaritetin e tij me Presidentin e PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave.
Në letrën e tij, Mesiç shprehet se ka mësuar “me trishtim” për atë që e cilëson si shkelje të të drejtave themelore të njeriut ndaj Ilir Metës gjatë procesit gjyqësor dhe për trajtimin në paraburgim.
“Jam thellësisht i trishtuar që të drejtat civile të z. Meta janë të kërcënuara”, shkruan ish-presidenti kroat në mesazhin drejtuar Blushit.
Mesiç u bën thirrje institucioneve shtetërore shqiptare që të garantojnë mbrojtjen e të drejtave themelore të ish-presidentit shqiptar, ndërsa kërkon edhe reagimin e organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile.
“Kërkoj nga të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile të reagojnë pozitivisht”, thuhet në letrën e tij. Në fund të mesazhit, ish-presidenti kroat shpreh pritshmërinë për një reagim institucional lidhur me situatën e Ilir Metës.
Ish-Presidenti i Kroacisë, Z. Stipe Mesiç letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi
Mesiç letër Blushit: Kam mësuar me trishtim për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të Presidentit Meta gjatë procesit të gjykimit por edhe për trajtimin çnjerëzor në paraburgim
Mesiç letër Blushit: Solidaritet të plotë me Presidentin e Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta
Mesiç letër Blushit: Jam thellësisht i trishtuar që të drejtat civile të z. Meta janë të kërcënuara.
Mesiç letër Blushi: Kërkoj nga institucionet shtetërore shqiptare të mbrojnë të drejtat themelore të Z. Meta
Mesiç letër Blushit: Kërkoj nga të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile, të reagojnë pozitivisht.
Mesiç letër Blushit: Në pritje të një reagimi të të gjitha institucioneve
