U g*dit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë s*lmin rus, vuri në rrezik jetën e tij

Delegacioni i BE-së ka reaguar pas sulmeve ruse që goditën rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit.

Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se sulmi vuri në rrezik jetën e tij dhe shkaktoi disa viktima. Ata theksojnë se ky sulm i papërgjegjshëm kujton edhe një herë brutalitetin e luftës të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Postimi i plotë:

Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë.