“Meta dhe Veliaj show politik”/ Gazetarja: Pritet shtim i akuzave! SPAK po mbledh informacione
Gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar këtë të premte se Erion Veliaj dhe Ilir Meta, të dy të paraburgosur, duan show poltik.
E ftuar në News 24, Llabani deklaroi se SPAK po punon për akuza të reja ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për vepra të rënda penale.
Ndërsa, në lidhje me Veliajn, gazetarja deklaroi se aktualisht ekzistojnë 13 akuza për të cilat SPAK ka zhvilluar hetime ndër vite.
Ajo theksoi se pozitat ligjore të dy ish-zyrtarëve nuk pritet të lehtësohen, ndërsa komentoi edhe daljet e tyre publike dhe kërkesat për seanca të hapura.
“Ndaj Metës do të ketë akuza të reja për vepra të rënda penale, për të cilat SPK është momentalisht duke punuar dhe mbledhur informacion.
Për Veliajn, sot që flasim ka 13 akuza ëpr të cilat SPAK ka punuar prej vitesh. Një fraksion i Veliaj ka lidhje edhe me familjarët e tij. Pozitat ligjore të dy ish zyrtarëve nuk mund të lehtësohen.
Edhe fakti që përpiqen të nxjerrin faktin që seanca duhet të ishin të hapura apo të japin intervista kjo nuk ka ekzistuar më parë.
Po bëhet show politik që mund t’i ndihmojnë në proces. Ka zëra që hedhin aludime për ta bërë çështjen më të rëndë”,- u shpreh Llabani.
