Gjekmarkajn takon deputetin austriak Peter Haubner/ Austria rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Deputeti austriak Peter Haubner ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi me deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj.

Në postimin e tij në Facebook, Haubner shkruan se zhvilloi një takim të mirë dhe interesant me Gjekmarkaj, ku është diskutuar edhe bashkëpunimi mes dy parlamenteve.

Ai shton se parlamenti austriak dhe ai shqiptar kanë prej vitesh një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të besueshëm, që vijon të forcohet me kalimin e kohës.

Gjithashtu, Haubner shpreh mbështetjen e Austrisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian, duke e konsideruar atë një rrugë të rëndësishme për vendin.

 


Postimi në Facebook i deputetit austriak Haubner:

Shkëmbim interesant me nënkryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj. ????????

Parlamentin austriak dhe atë shqiptar i lidh prej shumë vitesh një bashkëpunim i ngushtë dhe i besueshëm, i cili pasqyrohet në shumë projekte të përbashkëta, veçanërisht në kuadër të Demokratiewerkstatt International dhe programit të bursave për Ballkanin Perëndimor. ????️????

Përveç marrëdhënieve të shkëlqyera dhe historikisht të afërta mes vendeve tona, folëm edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkencës dhe arsimit.

Austria e mbështet qartë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.