“Një manifest i rëndësishëm për opozitën”/ Berisha për librin e Andi Mustafaj: Një nga projektet më të suksesshme të PD-së
Sali Berisha ka marrë pjesë në një aktivitet ku është prezantuar libri i Andi Mustafajt, duke e vlerësuar atë si një kontribut të rëndësishëm për opozitën dhe për debatet politike aktuale.
Berisha vlerësoi punën e Mustafajt si themelues dhe drejtues i departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, duke kujtuar rolin e tij dhe të bashkëpunëtorëve në një periudhë që e cilësoi të vështirë për opozitën.
Sipas tij, ata iu bashkuan partisë në një moment kur, siç u shpreh, po bëheshin përpjekje për të lënë vendin pa opozitë dhe sollën ide e aktivitete që ndihmuan në mbajtjen gjallë të strukturave dhe moralit politik të demokratëve.
Ai përmendi edhe dorëzimin e drejtimit të këtij departamenti te Tedi Kopliku, duke vlerësuar vijimësinë e punës së tij.
Në lidhje me librin, Berisha e cilësoi atë si një vepër të rëndësishme dhe aktuale, duke e lidhur me situatën politike në vend.
Sipas tij, libri shërben si një reflektim mbi gjendjen e demokracisë dhe opozitës në kushtet që ai i përshkroi si sfiduese për vendin.

