Eksperti Xhaxhiu: Ukraina po merr fokusin e BE-së, Shqipëria rrezikon të mbetet pas

Një propozim i ri nga kancelari Frederick Merz ka ngjallur pikëpyetje të forta mbi të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë.I ftuar në një intervistë për “ORA News”, përmes një një analize mbi reformat dhe pozitat aktuale të rajonit, Genti Xhaxhiu, koordinator programi në Shkollën Rajonale të Administratës Publike (mekanizëm i BE-së), ka zbuluar detaje kritike  mbi pozicionin e Shqipërisë, raportin që ajo zë.

Ndërkohë që flitet për formula të reja vendimmarrjeje, fokusi i vërtetë sips ti ndërkombëtar duket se është zhvendosur.

Xhaxhiu ka theksuar se letra e Merz ka patur si prioritet absolut adresimin e çështjes së Ukrainës.

Për shkak të përmasave të saj gjigante territoriale, popullsisë së madhe dhe peshës së jashtëzakonshme ekonomike, Ukraina gëzon një trajtim specifik që e vendos në plan të parë, duke lënë në një plan të dytë Ballkanin Perëndimor.

Ky theksim i ri gjeopolitik ngre thelbësisht pyetjen mbi pozitën e Shqipërisë në arenën evropiane dhe çfarë do të sjellin realisht këto propozime në të ardhmen e afërt për të.

Gent Xhaxhiu: “Nëse më lejoni t'ju pyes, çfarë ndryshon konkretisht një formulë e tillë e propozuar nga kancelari Frederick Merz për vendet e Ballkanit, dhe e bëj pikërisht këtë pyetje të parën duke marrë shkas nga ajo se si ndoshta mund të ndryshojë situata dhe çfarë mund të presim nga një vendimmarrje e tillë. Është vetëm një propozim, unë e cilësova, megjithatë si mund t'i marrim gjërat për Shqipërinë? Folësi 2: Atëherë ë e para duhet saktësuar që letra e kancelarit Merz ë ka patur si prioritet kryesor adresimin e çështjes së Ukrainës ë, pra Ukraina edhe për nga përmasa territoriale, popullsisë, pesha ekonomike e të tjerë e të tjerë, ka një tjetër peshë specifike krahasuar me me Ballkanin perëndimor. Kjo do të thotë që shqetëson”...