Nesër zgjedhjet në PD, Maliqi: Ditë historike për opozitën e bashkuar

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka bërë një thirrje publike drejtuar demokratëve dhe qytetarëve në qarkun e Beratit dhe më gjerë, duke e cilësuar datën 23 maj si një moment të rëndësishëm për proceset brenda Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar.

Në deklaratën e tij, Maliqi u ka kërkuar mbështetësve që të marrin pjesë në votim në selitë e degëve të PD-së, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe bashkimit politik. Sipas tij, ky proces përfaqëson forcë, besim dhe motivim për sfidat elektorale të ardhshme, si në nivel lokal ashtu edhe parlamentar.

Maliqi vlerëson se lidershipi aktual i opozitës mbetet i angazhuar në një “mision për fitore” dhe për një të ardhme europiane të vendit, ndërsa bën thirrje për pjesëmarrje masive dhe vendosmëri nga mbështetësit.

"Neser, dt 23 Maj, dite historike per PD dhe opoziten e bashkuar! Ftoj te gjithe demokratet, miqte e mi ne qarkun e Beratit dhe jo vetem, te votojne liderin historik Prof. Dr. Sali Berisha ne çdo seli te degeve te PD, nga ora 08:00 – 18:00. Vota juaj tregon force, besim dhe motivim per fitoren ne çdo sfide elektorale, lokale dhe parlamentare. Doktor Berisha eshte ne mision per fitoren e PD-se dhe opozites se bashkuar, per te ardhmen europiane te vendit. Te bashkuar, me pjesemarrje dhe vendosmeri, drejt fitores", shkruan Maliqi.