BERISHA: IBAR, “KARTON I KUQ” ! Kryedemokrati lexon kushtet drejt BE: Korrupsioni shqetësim
Kryedemokrati Sali Berisha vlerëson se raporti IBAR I ndryshuar pasqyron problemet reale të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, duke theksuar korrupsionin, zgjedhjet dhe mungesën e standardeve europiane. Kryedemokrati tha se procesi i integrimit tashmë është më transparent dhe vlerësoi ndryshimet e bëra në raport si një paraqitje reale të situatës në vend.
Sali Berisha I lexoi publikisht pikat kryesore të 32 ndryshimeve në raportin e Piketave të Ndërmjetme IBAR për Shqipërinë, që I hap rrugën nisjes së mbylljes së negociatave të anëtarësimit në BE, duke vlerësuar se dokumenti pasqyron me vërtetësi problematikat kryesore të qeverisë
"Në fakt ky raport është një fitore për çdo shqiptar që konsideron të ardhmen e tij më të mirë në Bashkimin Europian, por beson se shqiptarët në këtë proces bëhen më të lirë, më të mëkëmbur, më të sigurt, me kusht që ky të jetë një proces i bazuar në meritë."
Kryedemokrati theksoi qëndrimin se raporti tregon se Shqipëria nuk ka standarde të Bashkimit Europian, duke nënvizuar goditjen që sipas tij BE I dha atyre që I cilëson terroristët patronazhistë
Duke cituar dokumentin, Berisha tha se aty përcaktohet se korrupsioni është shqetësim serioz, cka sipas tij ndodh për herë të parë në një raport të tillë.
Kreu i PD-së u ndal edhe tek pasqyrimi i Drejtësisë në raportin IBAR, ku theksohet puna e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Theksoi përcaktimet në Raport ku kërkohet zbatimi i vendimeve të Kushtetueses për imunitetin dhe zgjedhje sipas OSBE, pasi tha se raporti i IBAR thekson mungesën e garës së barabartë në zgjedhje si dhe kritikon miratimin e nxituar të ligjeve pa konsultime të mjaftueshme.
Të forta I cilësoi kushtetet ekonomike, ku kërkërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera.
Para mediave Berisha shprehu falënderimet për ata që kanë kontribuar në amendimin e raportit me 32 ndryshime kryesore, duke theksuar punën e COELA për të paraqitur realitetin shqiptar sipas tij në mënyrë të saktë dhe pa ndikime lobuese.