Edi Rama nga Tokio: Shqipëria më pranë se kurrë me BE-në, negociatat hyjnë në fazën vendimtare
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Tokyo për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian, duke e cilësuar këtë periudhë si momentin më të afërt që vendi ka pasur ndonjëherë me anëtarësimin në BE.
Gjatë një konference në Japoni, Rama tha se javën e ardhshme do të zhvillohet një konferencë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap një fazë të re të procesit të negociatave.
Sipas tij, Shqipëria po hyn në një periudhë vendimtare, ku synohet mbyllja e kapitujve të negociatave brenda një viti e gjysmë. Rama e përshkroi integrimin europian jo thjesht si një proces teknik apo burokratik, por si një zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Ai kujtoi edhe periudhën pas rënies së komunizmit, duke thënë se shqiptarët zgjodhën demokracinë, hapjen ndaj botës dhe partneritetin me vendet perëndimore.
Sipas Ramës, afrimi i Shqipërisë me BE-në tani është më konkret dhe më real se në çdo moment tjetër të historisë moderne të vendit.
FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA NË TOKIO:

