"Jet Bank, një tjetër aferë"/ Këlliçi: Do të kërkoj transparencë deri në fund

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një postim në rrjetet sociale ka ndarë një pjesë nga fjalimi i tij në seancën e djeshme plenare. 

Këlliçi ka deklaruar se nuk do të ndalojë se kërkuari transparencë për licencimin e JetBank, të cilën e cilëson si një tjetër aferë.

Ai shkruan se licencimi i dyshimtë i një banke digjitale me pronar me rekorde të dyshimta nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Sipas tij, edhe kjo u bë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Në paligjshmërinë e pasigurinë që ka krijuar qeveria, vetëm liçensimi i dyshimtë i një banke digjitale me pronar me rekorde të dyshimta, ende nuk kishte ndodhur!

Me Edi Ramën u bë realitet dhe kjo.

Jet Bank është një tjetër aferë, për të cilën do kërkoj transparencë deri në fund! /CNA