Selimaj:Turizmi ka nevojë për më shumë estetikë dhe rregull urban
Anëtari i Këshillit të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Fatjon Selimaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj në Ora News, foli për rëndësinë e estetikës dhe organizimit urban në zhvillimin e turizmit shqiptar.
Selimaj theksoi se një nga problematikat që dëmton imazhin e destinacioneve turistike në vend është mungesa e harmonisë vizuale dhe prania e ndërtimeve të papërfunduara pranë zonave turistike.
Sipas tij, Shqipëria duhet të tregojë më shumë kujdes për estetikën urbane dhe mënyrën sesi prezantohen hapësirat publike dhe private përpara turistëve.
Sipas Selimajt, përmirësimi i estetikës dhe infrastrukturës do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së turizmit dhe në mënyrën sesi Shqipëria perceptohet nga vizitorët e huaj.
