(EMRI) KËRCET PUSHKA NË MAMURRAS/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, 23-vjeçari neutralizohet me a*më nga blutë. Ja dinamika
Një operacion i Forcës së Posaçme Operacionale ka përfunduar me arrestimin e dy personave në aksin Mamurras-Laç, pasi dyshohet se tentuan të përplasin me automjet efektivët e policisë gjatë ndërhyrjes për kapjen e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa personi tjetër që e shoqëronte ka qenë i armatosur.
I plagosuri është identifikuar si Leonard Dema.
Gjatë momentit të ndërhyrjes në një karburant, i kërkuari dyshohet se ka tentuar të godasë me makinë efektivët, ndërsa shoqëruesi ka drejtuar armën ndaj tyre.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka neutralizuar situatën.
Si pasojë e ndërhyrjes, Dema, i shpallur në kërkim është plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai ndodhet në monitorim intensiv nga mjekët, në gjendje të stabilizuar dhe me një plagë nga armë zjarri në bark.
Në vendngjarje është sekuestruar një pistoletë, ndërsa personi tjetër është arrestuar në flagrancë.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën, neutralizohen dhe arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa shtetasi që e shoqëronte ishte i armatosur.
Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte shtetasi që shoqëronte të kërkuarin.
Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.
Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.
