Selimaj: Rrjetet sociale rol kyç në promovimin e turizmit dhe bizneseve
Fatjon Selimaj, anëtar i Këshillit të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj në Ora News, foli për ndikimin që kanë rrjetet sociale në promovimin e turizmit dhe bizneseve të hotelerisë dhe gastronomisë.
Sipas Selimajt, në kohën e sotme prania online dhe promovimi në platforma sociale janë bërë elementë të domosdoshëm për çdo biznes që kërkon të tërheqë klientë dhe turistë.
Selimaj theksoi se rrjetet sociale ndikojnë drejtpërdrejt edhe në mënyrën sesi njerëzit zgjedhin destinacionet apo ambientet ku kalojnë kohën e lirë.
Sipas tij, turistët dhe klientët sot orientohen gjithnjë e më shumë nga ofertat online, eventet, aktivitetet dhe eksperiencat që promovohen në rrjetet sociale, duke zgjedhur vendet që përputhen me interesat dhe kërkesat e tyre.
