Selimaj:Bizneset kanë nisur më herët përgatitjet për sezonin veror
Anëtari i Këshillit të Shoqatës e Restoranteve dhe Bujtinave, Fatjon Selimaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj në Ora News, foli për përgatitjet e sektorit të turizmit dhe pritshmëritë për sezonin veror.
Selimaj u shpreh se industria turistike në Shqipëri po hyn në një fazë më të konsoliduar, por theksoi se bizneset duhet të vazhdojnë të përmirësohen dhe të investojnë tek stafet dhe shërbimet.
Ai theksoi se këtë vit bizneset turistike kanë treguar më shumë organizim në menaxhimin e burimeve njerëzore, sidomos përsa i përket stafit të huaj.
Sipas tij, shumë subjekte kanë nisur procesin e rekrutimeve që në muajt janar dhe shkurt, në mënyrë që stafet të kenë kohën e nevojshme për t’u përshtatur dhe trajnuar para nisjes së sezonit turistik.
