Dervishi ngre shqetësimin për mungesën e stacioneve turistike
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 20:26
Kryetari i Shoqatës e Restoranteve dhe Bujtinave, Kujtim Dervishi, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj në Ora News, foli për problematikat që has turizmi në Shqipëri, duke ndalur theksin tek mungesa e infrastrukturës për autobusët turistikë në Tirana.
Sipas tij, kryeqyteti vazhdon të mos ketë një stacion të dedikuar për autobusët që transportojnë turistë nga zonat bregdetare drejt atraksioneve të Tiranës, çka krijon vështirësi për operatorët turistikë dhe vizitorët.
Ai theksoi se përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe organizimi i transportit urban janë elementë të rëndësishëm për të ofruar një eksperiencë më të mirë për vizitorët e huaj.
