Aksident i rëndë në Fier-Roskovec/ Përplaset “Citroen”-i me motomjetin, një person në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier-Roskovec, në zonën e Kumanit.

Sipas informacioneve të para, një automjet tip “Citroen” është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime në trup dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.